Ata e shpërfytyrojnë dëshminë tonë

“Luftërat, uria dhe indiferenca ndaj vuajtjeve të të tjerëve janë realitete të tmerrshme të botës sonë. Kriza e abuzimit seksual, është veçanërisht serioze për Kishën, sepse minon aftësinë e saj për të përqafuar plotësisht praninë çlirimtare të Zotit dhe për të dëshmuar për të”.
Këtë e tha Papa në audiencën në Komisionin Papnor për mbrojtjen e të miturve. “Paaftësia për të vepruar siç duhet për të ndalur këtë të keqe dhe për t’u ardhur në ndihmë viktimave të saj, ka prishur dëshminë tonë për dashurinë e Zotit”, -shtoi Papa Françesku.
Sipas Papës, “askush nuk mund të thotë sinqerisht sot se ata nuk janë të prekur nga realiteti i abuzimit seksual në Kishë”. Më pas ai pyeti Komisionin: “Në radhë të parë, aty ku jeta është plagosur, ne jemi thirrur të kujtojmë fuqinë krijuese të Zotit për të nxjerrë shpresën nga dëshpërimi dhe jetën nga vdekja. Ndjenja e tmerrshme e përhumbjes që shumë e kanë provuar, për shkak të abuzimi, ndonjëherë mund të ndihet shumë për t’u duruar”,-tha Papa.
LEXONI GJITHASHTU: