Lajme

VIDEO| Aksident i frikshëm në Vlorë, makina fluturon në ajër e përplaset me pemën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës Albania, një automjet tip Benz, humbet kontrollin dhe fluturon në ajër duke përfunduar i përplasur me një pemë dhe me një kosh mbeturinash.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësorë.

Ngjarja ka ndodhur pak përpara mesnate  në një orar ku nuk ka pasur qytetarët të tjerë në rrugë, të cilët mund të ishin potencialisht të rrezikuar nga aksidenti në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button