Lajme

Me makinën luksoze plot me drogë, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Një 48-vjeçar, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, është arrestuar nga policia e Vlorës këtë të enjte.

Në bazë të informacioneve operative policia ka mësuar se në automjetin tip “Chrysler”, që drejtohej nga 48-vjeçari ndodhej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis.

Policia është vënë në ndjekje të mjetit që drejtohej nga 48-vjeçari. Ky i fundit kur ka parë tentativën e policisë për ta ndaluar, është përpjekur të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se një sasi e madhe lënde narkotike kanabis po transportohej me një automjet tip “Chrysler”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reset”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K.(N.). S., 48 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button