Lajme

Zhduket nëna e tre fëmijëve në Berat

Prej dy ditësh Mimoza Arapi, banuese në lagjen Donika Kastrioti në Berat ka humbur kontaktet me familjaret e saj.

30-vjeçarja nëna e tre fëmijëve përkatësisht 10, 7, dhe më i vogli 3 vjeç paraditen e së mërkurës ka dalë nga shtëpia së bashku me dy djemtë e saj ndërsa ka lënë djalin e vogël në ambientet e çerdhes.

Më pas djalin e madh e ka dërguar në shtëpi duke u justifikuar se ajo vetë do shkonte të kryente një vizite në spitalin Rajonal të Beratit, por nuk është rikthyer në shtëpi.

Familjarët e saj pasi kanë vënë re që nëna e tre fëmijëve nuk po kthehej në shtëpi i janë drejtuar komisariatit të Beratit për të bërë edhe kallëzim për këtë ngjarje.

Familjarët dyshojnë se Mimoza mund të jetë strehuar në Vlorë. Bashkëshorti i saj është në emigrim.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button