Lajme

“Transporti falas, gënjeshtër e madhe”, Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherazi zëvendës-kryeministrja Belinda Belluku, ishte në një lidhje direkte për Euronews Abania. Ndër të tjera ajo ka komentuar edhe premtimin e kandidatit të koalicionint “Bashkë fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ajo tha se premtimi për transport falas është një gënjeshtër e madhe, por që Belindit i ka ardhur për shkak se nuk ka eksperiencë në buxhteim.

“Që të dalësh e t’u thuash qytetarëve të Tiranës që unë do ofroj transport falas është një gënjeshtër e madhe, por besoj se Belindit i vjen për shkak të mungesës së përvojës që Belindi ka në administratë.

Ai nuk e njeh administratën nuk e njeh buxhetimin, nuk i njeh kostot operative të çdo shërbimi, kështu që ai mund  të ketë dëshirën e mirë. Por nëse ai dhe këshilltarët e tij do ishin ulur me laps e me letër nuk do i kishte dalë ky premtim nga goja. Nuk dua ta quaj të papërgjegjshëm pasi unë i respektoj politikanët e rinj që marrin guximin t’i futen kësaj lufte”,-tha Belinda Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button