Bota

“Do të vras mbretin!”, momenti i arrestimit i të dyshuarit jashtë Pallatit Buckingham

Një person u ndalua nga policia britanike, pasi hodhi karikatorë armësh në territorin e Pallatit Buckingham.

Sipas mediave britanike, policia e ndaloi atë rreth orës 19:00 të së martës pasi ai iu afrua portave të pallatit në qendër të Londrës teksa po zhvilloheshin provat e kurorëzimit.

Dëshmitarët thanë se burri u pa duke hedhur sende në ambientet e banimit përpara se të arrestohej.

Pamjet tregojnë se si i dyshuari me pranga ka varur kokën teksa oficerët e kanë marrë në paraburgim.

Policia më pas kreu një shpërthim të kontrolluar në një çantë të dyshimtë si masë paraprake.

Një dëshmitar i tha The Sun se i dyshuari ishte vendosur jashtë pallatit gjatë ‘netëve të fundit’ dhe u dëgjua duke bërtitur: Unë do të vras mbretin.

Policia tha se aktualisht nuk po e trajton incidentin si të lidhur me terrorizmin dhe mësohet se po trajtohet si një incident i izoluar i lidhur me shëndetin mendor.

Buckingham Palace konfirmoi se Mbreti dhe Mbretëresha nuk ishin në rezidencë kur ndodhi incidenti.

Shefi i policisë së Met, Joseph McDonald tha se oficerët “punuan menjëherë për të arrestuar personin”, i cili aktualisht është në paraburgim.


Top Channel




Burimi Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button