Lajme

Bushati i kthehet Berishës: Zgjedhjet u masakruan në 2001, kryeministër ishte Meta

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania u shpreh se me referencën e vitit 2001 vazhdon të jetë e njëjta situatë.

Ai solli në vëmendje se nuk duhet harruar fakti që Ilir Meta ishte kryeministër në atë kohë.

“Me referencën e vitit 2001, në fillim u njohën votat e PS-së megjithëse u bë masakër nga kutia e votimit deri tek votat, që ishte kryeministër Ilir Meta, nuk duhet ta harrojmë këtë. Por në këtë krahasim çalon diçka, çalon fakti që Partia Socialiste atëherë ishte ende një parti që ende ishte sensibël ndaj vërejtjeve të ndërkombëtarëve. Ndërsa sot kur i bënë presion për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, tha un e gris dhe nuk pyes fare,” u shpreh analisti në ballafaqimin me Sali Berishën.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button