Brazili heton falsifikimet për vaksinat, bastiset shtëpia e ish-presidentit

Policia në Brazil ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Jair Bolsonaro në kryeqytetin brazilian, Brasilia.
Bastisja është pjesë e një hetimi ndaj një grupi që dyshohet se kishte bërë ndryshime në një databazë me të dhënat qeveritare për vaksinat kundër COVID-19.
Policia tha se baza e të dhënave ishte ndryshuar për të ndryshuar statusin e vaksinimit të disa individëve të paidentifikuar.
Këshilltari i afërt i Bolsonaros, Mauro Cid, u arrestua në lidhje me këtë rast. Ndërkohë, Bolsonaro ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me rastin që po hetohet.
Policia federale tha se “të dhëna të rreme” ishin futur në të dhënat e vaksinimit kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë të Brazilit.
Sipas policisë, kjo është bërë në mënyrë që individët të cilëve u ishte ndryshuar statusi i vaksinimit të mund të merrnin certifikatat e vaksinimit të nevojshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë kohë, shkruan REL.
Bolsonaro i kishte kundërshtuar fuqishëm vaksinat kundër COVID-19 dhe disa herë kishte shpërdarë informacion të rremë në lidhje me vaksinën dhe efektet anësore të supozuara të saj.
LEXONI GJITHASHTU: