Plagosi me thikë 47-vjeçarin pas konfliktit për një telefon, ndalohet autori
Një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobta në Vlorë, ndërkohë autori 37-vjeçar është ndaluar nga policia.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Ebrieta Maçi konflikti ka ndodhur pasi janë grindur për një shitblerje telefoni.
“Ka qenë një konflikt që nga Policia e Vlorës karakterizohet si një konflikt për motive të dobta ku dy persona në vendin e quajtur Kapelja, shumë pranë sheshit të flamurit janë konflikuar për shkak të shit-blerjes së një telefoni.
Nga policia e Vlorës nuk ka një deklaratë zyrtare, por burime konfidenciale bëjnë me dije se tashmë është ndaluar autori i cili është një 37-vjeçar, ndërkohë që i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Vlorës”,-tha për Euroneës Albania gazetarja Maçi.
LEXONI GJITHASHTU: