Mjekja i bën apel vajzave për produktet kozmetike

Esmeralda Thoma, toksiologe te QSUT është shprehur se produktet kozmetike janë të rrezikshme për kancerin e mitrës apo vezoreve.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se më këtë rrezik mund të përballen vajzat që kanë përdorur produkte kozmetike që në moshë të vogël.
Sipas saj produktet kozmetike janë të rrezikshme dhe për vajzat dhe gratë e rritura.
“Produktet kozmetike përmbajnë metale të rënda të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve e sidomos për shëndetin e fëmijës. Është vënë re se pas një periudhe disa vjeçare fëmijët ose femrat që kanë filluar përdorimin e produkteve kozmetike që në fëmijëri kanë rrezik dy herë më të madh për zhvillimin e kancerit të mitrës apo të vezoreve që krahasuar me femrat e tjera nuk kanë vendosur produkte kozmetike. Produktet kozmetike janë të rrezikshme dhe për ne femrat e rritura”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: