Mehmet Prishtina apel drejtuesve të universitetit

Reagime të ashpra vijnë pas lajmit për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Shefqet Hoxha në një deklaratë për mediat është shprehur se ky vendim është i paprecedentë dhe se kategorikisht emri nuk duhet të hiqet nga Universiteti.
“Populli i Kosovës dhe i Kukësit nuk do ta pranojnë këtë gabim fatal. Jam Shefqet Hoxha, kam ardhue nga Tirana sepse më ka prekur tepër ky akt i paprecedentë , ti heqësh emrin Universitetit emrin e Hasan Prishtinës. Hasan Prishtina ka varrin në Kukës. Kategorikisht nuk duhet të hiqet emri”- nënvizoi ai.
Ndërkohë nipi i Hasan Prishtinws, Mehmet Prishtina tha se deklarata që ka bërë rektorit i Universitetit është thjesht justifikim.
“Si përfaqësues i fondacionit Hasan Prishtina. Kemi ardhur këtu që të kundërshtojmë iniciativën e rektorit të Universitetit të Prishtinës për heqjen e emrit “Hasan Prishtina “. Arsyetimi i rektorit se kjo çështje shkakton probleme në reagimin ndërkombëtar të probleme me reagimin ndërkombëtar të punimeve shkencore është i pabazë. Rektorit po i themi stop, mos na i prek ‘Hasan Prishtinën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: