Lajme

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e kërkesës së PD

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca e tretë për padinë që ka bërë grupi i Partisë Demokratike për operacionin kundër ndërtimeve pa leje.

Pasi dy shtyrjeve të para, Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e kësaj kërkesë nga PD. Gjykata ka pranuar Marash Logun si përfaqësues të deputetëve demokratë në seancë

28 deputetë demokratë kanë dhënë firmën e tyre dhe autorizuan Logun si përfaqësues të tyre në seancë, kërkesë kjo që u bënë seancën e javës së kaluar nga Gjykata.

Pjesë nga biseda:

Trupa gjykuese: Për të gjitha ndërtimet pa leje, a duhet të konfiskohen?

Marash Logu: Kushdo që ka ndërtuar pa leje ka kryer vepër penale.

Trupa gjykuese: Keni dijeni nëse përpara miratimit të VKM-së, kishte konfiskim të ndërtimeve pa leje.

Marash Logu: Sa kohë nuk kishte dal vendimi dispozita ligjore bëhet e papajtueshme.

Trupa gjykuese: A bëhen ndryshime te rasteve të ndërtimeve pa leje?

Marash Logu: Nëse ka vështirësi apo gjëra të papritura gjatë fazës së ndërtimit po nuk jemi në këtë rast.

Trupa gjykuese: Nëse nuk do kemi ndryshime të lejes së ndërtimit, si mund të administratohen nga shteti këto kur janë të konfiskuara nga shteti.

Marash Logu: Qytetaret ndjekin procesin e legalizimit, të ënjtjen duhet të bëjnë dhe ndërtuesit e mëdhenj.

LEXONI GJITHASHTU: 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button