Lajme

Protesta masive për 1 Majin, sindikatat franceze bashkohen kundër “pensioneve”

Demonstratat e këtij 1 Maji në Francë nuk kanë qenë vetëm një celebrim i Ditës Ndërkombëtare të Punës, por edhe një shans për të protestuar kundër reformës së pensioneve.

Në mbarë vendin, disa qindra mijëra persona kanë marshuar në qytete të ndryshme për të ngritur zërin kundër rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Sindikatat e shohin këtë rritje si një kërcënim për të drejtat e punëtorëve dhe mobilizimi i tyre ka rezultuar një lëvizje në shkallë të gjerë.

“Kemi shifrat e mobilizimit, të cilat janë historike për 1 Majin në aspektin social dhe jo në atë politik, sikurse patëm në vitin 2002. Kjo është shenjë se zemërimi nuk ka rënë”, thotë Laurent Berger, sekretar i përgjithshëm i sindikatës CFDT.

I aprovuar me dekret, reforma refuzohet nga 7 në 10 qytetarë francezë. Ndonjëherë me një opozitë të thellë, të cilën qeveria po përpiqet ta frenojë.

12 mijë policë dhe xhandarë janë angazhuar në gjithë Francën, 5 mijë prej të cilëve vetëm në Paris. Atmosfera këtu ka qenë festive dhe popullore. Sindikatat duan ta kthejnë këtë 1 Maj në një demonstratë masive. Është hera e parë në 15 vjet që ato janë bashkuar për këtë marshim.

Por paqja fillestare degradoi shumë shpejt në momente tensioni. Në Paris dhe Lion janë regjistruar përleshje mes policisë dhe protestuesve, shumica e të cilëve të frymëzuar nga Jelekët e Verdhë, duke kujtuar dhunën që shpërtheu në vend në fund të 2018-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button