Politike

“Më thonë ik…”/ Rama: Kemi në proces një projekt të madh me vlerë 15 milionë euro! Lufta e non-gratave, për të marrë peng bashkitë

Kryeministri, Edi Rama në një takim me banorët e Pogradecit u ka kërkuar që të votojnë për Ilir Xhakollin për një mandat tjetër në krye të bashkisë. Teksa foli për ndryshimet e bëra në krye të bashkisë së Pogradecit, ai përmendi edhe faktin që nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen.
Ai tha se në vijim ka disa projekte që do ta zbatohen për bashkinë e Pogradecit, si ai për shëtitoren buzë liqenit.

“Më në fund nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen. Ne kemi në proces një projekt të madh, me vlerë 15 milionë euro që është në kantier. Kemi projektin tjetër që e kemi financuar dhe tanimë ëhstë në faën përmbyllese për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit, një projekt që do transformojë Pogradecin njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën”-tha Rama. Duke folur për kohën kur bashkia drejtohej nga opozita, kreu i ekzekutivit tha se nuk ka asnjë provë që me një tjetër kryebashkiak mund të ketë rezultat më të mirë se aktualisht.

“Ata i kishit në krye të bashkisë dhe mbeti bashkia e Pogradecit si jetime në grupin e bashkive që filluan të ecin shumë përpara. Është e njëjta gjë që ndodh sa herë pushteti bie në duart e tyre. Nuk ka një shembull të vetëm ku ata mund të tregojnë se po ua dhe atyre besimin, ata mund të ndryshojnë qytetin. Nuk ka asnjë të vetme”- shtoi Rama. Ai shtoi se përpjekja e koalicionit Meta-Berisha për të fituar bashki, nuk bëhet për gjë tjetër veçse për t’i mbajtur peng për t’i përdorur në ‘luftën’ kundër qeverisë. “Lufta e tyre për të fituar ndonjë bashki tek tuk është një betejë për të marrë peng dhe për t’i përdorur si luftë kundër qeverisë. Kanë 10 vjet që thonë Rama ik, por këtu jam unë. Unë do iki kur ta vendosim bashkë, jo kur ta thonë ata”- përfundoi kryesocialisti.




Burimi LEXO.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button