Ilda Bejleri lë pas moderatoren, tani i futet me kokë biznesit dhe garës për postin e FSHF-së ku do ketë rivalë vetëm burra

28

Ilda Bejleri, kandidate për të drejtuar FSHF-në?! Ky ka qenë lajmi që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Moderatorja që dikur punonte te “Super Sport” dhe më pas te “Procesi Sportiv”, do të thyejë një tabu, duke qenë femra e parë që do garojë me meshkujt e botës së sportit, me një plan të saj për të sfiduar jo vetëm Armand Dukën në zgjedhjet e ardhshme, por dhe ish-drejtorin e saj, Dritan Shakohoxhën.

Ndërkohë që ajo nuk e ka mohuar këtë lajm, duke pohuar madje në heshtje. Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit pritet të mbahen në shkurt ose mars të vitit 2022 dhe përveç Dukës, një tjetër kandidaturë do të jetë edhe ajo e Dritan Shakohoxhës, i cili hoqi dorë këtë vit nga karriera e tij e gjatë si komentator sporti.

Për më shumë se një dekadë, Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha punuan në “DigitAlb– Supersport”, njëri si drejtor e Ilda si figura kryesore e emisioneve sportive. Por, diçka ndryshoi dhe tensioni u lexua dy vite më parë nga portalet.

Mes tjerash u tha se Dritani e hoqi Ildën nga puna, gjë që u mohua nga ish-drejtori, por kur Shakohoxha u largua nga posti, mori një kunj nga Ilda, e cila foli në “Instagram” për efektin e shpejtë të Karmës.

Tashmë për të dy, për arsye të ndryshme, kapitulli i “DigitAlb” është i mbyllur, por jeta i ka sjellë sërish në situatë ku do jenë përballë njëri-tjetrit, pasi të dy kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas më shumë se 20 vitesh i pakonkurueshëm, Armando Duka do të rivalizohet nga gazetarja e prezantuesja, ish-komentatori sportiv, e dy emra të tjerë. Posti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit ka një mandat 4-vjeçar, dhe nëse Ilda fiton, do të ngjitet në një tjetër nivel karriere të jetës së saj, si drejtuese federate dhe drejtuese e biznesit të saj.

Moderatorja Ilda Bejleri, para dy vitesh u shkëput nga televizioni. “Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, me shoqërinë”, tha ajo e pyetur për arsyen e largimit të papritur.

Por, më vonë Ilda tha se do të kthehej me një program të vetin, por që nuk ndodhi. Ndërkohë që kishte kaluar më shumë se një vit nga angazhimi i saj në biznesin privat jashtë vëmendjes së publikut, ajo po përgatitej për rikthimin ashtu siç e kishte ëndërruar: një studio të gjithën për vete dhe një program që mbante autorësinë e saj, por që nuk u tha pse nuk u realizua.

E ftuar në “Edicioni Veror 2020”, ajo foli rreth largimit të saj të papritur. Ilda zbuloi se ka preferuar të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj. Pyetjes se a do të rikthehet, ajo iu përgjigj se gjithçka do të jetë një surprizë e bukur.

Ilda e përdori periudhën e shkëputjes nga biznesi për ta testuar atë, një qendër estetike mjaft luksoze në qendër të Tiranës. Për sa i përket largimit nga “Procesi Sportiv”, Ilda u shpreh se ishte mësuar të prezantonte e vetme dhe ndihej e lodhur nga klishetë dhe ndoshta kështu do të rikthehet.

Kujtojmë se para gati dy vitesh moderatorja i dha fund rrugëtimit më shumë se 10-vjeçar në “Digitalb”, pas një përplasjeje me Dritan Shakohoxhën. Pasi nuk u pa më as te “Procesi Sportiv”, u fol se kishte nisur negociatat me televizionin “Klan”. Aludimet se Ilda mund të largohej nga “Top Channel” erdhën pasi u pa në një foto pranë Ardit Gjebresë në studion e tij në “Tv Klan”.

Më pas rezultoi se ajo ishte bërë pjesë e sfilatës së stilistit Joni Peçi. Kësaj here në rolin e modeles, Bejleri dëshmoi se i ishte kthyer buzëqeshja pas javëve traumatike që kaloi gjatë karantinës, ku mes lotësh deklaroi se po vuante nga ankthi dhe depresioni. Shumë shpejt Ilda la pas jetën e zymtë dhe lotët, për t’iu rikthyer haresë së jetës dhe biznesit, një qendër estetike për të cilën ka investuar milionat.

Moderatorja e “Procesit Sportiv”, pas pushimeve luksoze inauguroi biznesin e madh, për ngritjen e të cilit kishte muaj që punonte intensivisht. Një qendër masazhesh dhe hamami është biznesi i bukurisë, pamjet e të cilit Ilda i ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale, duke na prezantuar kështu me jetën e saj të re si sipërmarrëse, ndërkohë që punën në televizion e bënte thjesht për hobi gjatë këtij viti që testoi biznesin me klientelën.

Ndjekësit e pyesnin se nga burojnë gjithë këto të ardhura për të ngritur një biznes të tillë, ndërkohë që ajo në televizion është paguar thjesht me pagë mujore?

Moderatorja pak kohë më parë u komentua edhe për pushimet e saj luksoze dhe orën “Rolex” që mban në dorë, por menjëherë u dha përgjigje të gjithëve, duke pranuar se vjen nga një familje e pasur bejlerësh të Tiranës dhe nuk i kanë munguar asnjëherë paratë. Më pas, ajo postoi në “Instagram” pamjet nga apartamenti luksoz, ku shihej teksa ecte në shtëpinë mjaft të madhe dhe të rehatshme.

Në një intervistë tjetër, Bejleri tha se vinte nga një familje zotërinjsh dhe për këtë arsye bënte edhe jetë luksi. Ajo foli edhe për pasurinë e trashëguar nga gjyshja. Në rrjetet sociale, një komentues e pyeti Ildën se si mundet që një gazetare në Shqipëri të ketë orë “Rolex” dhe ajo nuk hezitoi t’i përgjigjej kështu pyetjes 1 mijë dollarëshe.

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe pa dyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër ‘tironse’ shumë e njohur e me tradita. P.s. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë!”, shkruante ajo.

Sa i takon punës në televizion, Ilda vitin e kaluar bëri ndryshimin e madh pas 11 vitesh punë në “Digitalb”. Për shkak të një konflikti me Dritan Shakohoxhën, ajo u largua nga imazhi i kësaj platforme, duke nisur një tjetër eksperiencë, atë të prezantueses së “Procesit Sportiv”, emision që po ashtu e la.

Ndërkohë që miqtë e saj flasin se Ilda është tërhequr nga ekrani për hir të biznesit, le të shohim se si do të rezulotojë gara e saj për postin e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke lënë kështu pas jetën si prezantuese dhe duke filluar si biznesmene e drejtuese.

 

Ilda Bejleri tashmë një biznesmene! Investon dhe hap në Tiranë biznesin e  ëndërruar (FOTOT) – Dosja AL

Single apo në një lidhje? Ilda Bejleri ka një përgjigje, tregon dhe 'unazën  me diamant' - Balkanweb.com - News24

Single or in a relationship? Ilda Bejleri has a response, even a 'diamond  ring'

Ilda Bejleri, provokuese dhe më 'e nxehtë' se vera ... - Opinion.al

Ilda Bejleri

Ilda Bejleri - 9GAG

Ilda Bejleri ndez Instagramin në dimër: Ja pse i dashuri im nuk duhet të  jetë futbollist – Panorama Plus

FOTOT: Ilda Bejleri “tërbon” fansat, del vetëm me këmishë në rrugë - Lupa.al