Grupi i këngëtarëve që po kall atmosferën kudo që marrin pjesë.

13

Grupi i këngëtarëve që po kall atmosferën kudo që marrin pjesë.

Muzika është si një magnet që mbledh rreth vetes zërat më të bukur të krahinave mbarë Shqipetare’ dhe kështu ka ndodhur dhe me grupin e këngëtarëve tanë që kallin Dasmat ‘ organizimet dhe festat kombëtare.

Elvira Fjerza këngëtarja e quajtur ndryshe (Princesha e Këngës Malsore) me zërin e ëmbël dhe potent, në kombinim me këngëtarin Daniel Kopsaj japin një afeksion dhe një atmosferë të zjarrtë. Prena Beci Gjeraqina e këngës mirditore’ është një nga zërat më potent që i jep grupit një jehonë të veçantë.

Raimonda Kovaçi zëri i bukur i që ëmbëlson këdo që e dëgjon’ Driselda Kanina  me zërin e mrekullueshem krijon një afeksion në eventet e shumta të grupit. Evzi Kaja Xiu një bilbil bjeshkësh Dibrane i jep grupit të yjeve një larmi dhe një refleks ngjyrash Shqipetare.

Festat tona kombëtare janë shumë të rëndësishme për çdo Shqipëtar, siç është festa e flamurit dhe e pamvarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës’ ato janë evenimentet më të mëdha të vitit, dhe grupi i yjeve tona është gjithmonë i pranishëm duke dhuruar një atmosferë të zjarrtë dhe të paharruar. Gjithashtu Dasmat fejesat dhe gëzimet e tjera familjare janë gjithmonë prioriteti i këngëtarëve më të kërkuar të momentit .