Futbolli italian në zi, vdes Paolo Rossi

232

Bota e futbollit po vajton një tjetër kampion: Paolo Rossi, një ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, ka ndërruar jetë, një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Azzurrit në Kupën e Botës 1982 në Spanjë .

Pablito ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare nga një tumor në mushkëri.

Ai la tre fëmijë , Sofia Elena, Maria Vittoria dhe Alessandro dhe gruan e tij Federica, të cilët njoftuan vdekjen e tij në rrjetet sociale me një postim prekës: një foto së bashku dhe një mesazh ” Përgjithmonë “, shoqëruar me një zemër.

Karriera:

Ai lindi në Prato më 1956, filloi të luajë futboll që në moshë të vogël derisa më 1972-in e gjen veten midis të rinjëve të ekipit të Juventusit.

Në fillim ekipi i Juves nuk kishte besim tek Rossi, kështu në tetor të vitit 1975 ai kaloi tek Komo dhe më pas tek Viçenca.

Në këtë skuadër shpërthen dhe talenti i tij. 21 gola në 36 ndeshje ndikojnë që kjo skuadër të ngjitet në Kategorinë e Parë.

Më 1981 Juventusi arrin ta shtjerë në kthetrat e veta.

Në botëror, me 6 golat e tij bëhet golashënuesi më i mirë.

Ai ishte pa diskutim ylli i Kupës së Botës së zhvilluar në Spanjë.

Arriti të shënonte për të kaltrit në ndeshjet më të rëndësishme, tre gola ndaj Brazilit, dy gola ndaj Polonisë në gjysmëfinale dhe një gol ndaj RF Gjermane në finale.

Pasi mbaroi karrierën e tij si futbollist u bë një komentator i shkëlqyer i Rai, Sky dhe Mediaset.