Donaldi dhe Bora qenkan rikthyer bashkë? Ja surpriza e madhe që po përgatisin

72

Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani janë dy ndër personazhet më të komentuar të momentit.

Historia e tyre e dashurisë ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike, por u bë edhe më e komentuar pas futjes së Borës në Big Brother Vip dhe puthjes së famshme që të dy shkëmbyen.

Megjithatë edhe pas daljes së Donaldit nga Big Brother dhe ndarjes me Trixën, dy personazhet simpatikë vazhdojnë të jenë në fokusin e medias. Pak kohë më parë në media u publikua një video ku makina e Donaldit ishte parkuar poshtë shtëpisë së Borës.

Mirëpo sot po qarkullon një tjetër lajm për dyshen e njohur. Bora dhe Donaldi pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor dhe burimet për Kryefjala.com bëjnë me dije se të dy janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës.

Donaldi duket se e ka marrë seriozisht këngën ndërsa Bora po i rikthehet një pasioni të saj të vjetër.

Kujtojmë gjithashtu se çifti do të jenë së shpejti edhe kolegë pasi të dy do të punojnë në të njëjtin televizion./Shqiperia ime.com.al