DJ GJACI Mirditori i talentuar që po bën jehonë me muzikën e tij në Zvicër”

64

Mark Gjaci i njohur me emrin e artit si “Dj Gjaci” me eksperiencë mbi 15 vjeçare në  profesionin e Dj në evente të ndryshme Shqiptare, tashmë jehona e punës së tij të mrekullueshme, po merr vëmendjen dhe admirimin e emigrantëve Shqiptarë, ne Zvicer si një Dj i sukses’shëm dhe i shumë kërkuar.

I pyetur nga Portali Shqiptar, për fillimet e tij në rrugën e bukur por dhe të vështirë të Dj, ai tha  se  artist lind nuk bëhesh, qe i vogel jam përpjekur të jem nje person publik dhe qellimisht kam ndjekur fushën e muzikës,  dhe falë  besimit dhe kerkesave te fansave të mijë, jam ketu ku jam sot.

Ai tha më tej për Portalin Shqiptar, se ka pasur bashkëpunime me këngëtarë dhe radio të ndryshme, të jesh Dj në një vend si Zvicra është diçka e bukur por dhe e vështirë, sepse komuniteti i emigrantëve Shqiptarë ka një mix krahinash, që nga veriu në jug, nga Kosova Mali i Zi, Maqedonia etj, pra duhet të jesh një Dj shumë i vëmendshëm që të kënaqësh një audience të tillë.

Por unë ju falenderohem komunitetit të emigrantëve Shqiptarë këtu në Zvicër, për  besimin e eventeve të ndryshme që më kanë besuar, faleminderit.

DJ GJACI mund t’a gjeni dhe në Facebook & Instagram. /PortaliShqiptar.com