Beniada dhe Donaldi nuk pyesin për rregullat e “Vëllait të Madh”: Po të jesh inteligjent, e kupton

63

Mbrëmjen e djeshme të ulur rreth zjarrit të ndezur jashtë në oborr disa prej banorëve kanë komentuar në lidhje me nominimet. Ishte Donaldi ai që pyeti Beniadën se kë kishte nominuar dhe të tjerët pastaj thanë emrat e tyre. Edhe pse një nga rregullat bazë të “Vëllait të Madh” është që banorët nuk duhet të tregojnë nominimet e tyre, për të disatën herë ky rregull është thyer.

Modelja bukuroshe fillimisht i tha se nuk do ta thoshte emrin, por më pas u kuptua se ajo kishte dominuar Ilirin. Aktori i humorit i tha se më mirë të kishte nominuar atë se sa Ilirin. Sipas tij, balerini këtë do që të jetë në nominim dhe ta sulmojnë të tjerët.

Biseda mes banorëve/ Donaldi: Kë nominove ti? Beniada: Nuk e them nominimin tim, por po je inteligjent mund ta kuptosh. Antonela: Kë? Beniada: Jo Donaldin

Antonela: Tani as Triksën, Ilirin? Beniada: Po. Antonela: E imagjinova!  Beniada: Nuk doja të rrezikoja të tjerët, e dija se… Antonela: Për fat ishte vetëm 1

Donaldi: Kë ke nominuar, Triksën? Beniada: Unë e Triksa nuk jemi, jemi përjashtë. Donaldi: Po çfarë lidhje ka?Beniada: Ilirin Donaldi: Dhe po mendon po të jem unë inteligjent. Unë mendova një gjë tjetër, se të mendoja një çik më shumë, por nejse. Unë të nominova ty

Beniada: Shumë mirë. Donaldi: Thashë emrin tënd se e dija se nuk dilje në nominim. Nuk doja t’i jepja kënaqësinë atij që të thoshte e dini kush jam unë. Nuk doja ta nominoja atë, ai atë do

Beniada: Nuk doja të rrezikoja të tjerët. Donaldi: Unë nuk doja të dominoja Ilirin, thashë emrin tënd se nuk dilje, e dola i saktë me llogaritë. Beniada:Kush ishte tjetër, Meridiani? Meridianin nuk kam arsye ta nominoj tani