100 mijë euroshin nuk e merr dot se atë e ka të sigurt Iliri, Beniada fiton tre gjëra të mëdha nga ‘BBV’

59

Beniada Nishani, modelja që e ka zhvilluar karrierën e saj në Itali dhe ishte e panjohur për një pjesë të mirë të publikut shqiptar para se të hynte në ‘Big Brother Vip’, ka fituar zemrën e të gjithëve këtë edicion special të ‘BB’.

Fillimisht, njerëzit prisnin që të ishte një person mendjemadh, arrogant, për shkak të eksperiencës së saj si modele jashtë dhe zakonisht me personat që kanë një status të tillë, duan apo s’duan janë pak mendjemëdhenj dhe arrogant për publikun e thjeshtë.

Gjithashtu për Beniadën, ishte krijuar një paragjykim te publiku për shkak se ajo gjithmonë përmendej në gazetat dhe mediat rozë për fotot e saj nu.do, për ekzagjerimet në veshje etj, por njerëzit harrojnë që ajo e ka punë atë gjë.

Me kalimin e ditëve, Beniada arriti t’i kalojë këto paragjykime që ishin krijuar me pa të drejtë për të dhe na dha një imazh komplet tjetër nga ajo që kishim menduar. Një vajzë e qeshur, që edhe pse nuk e flet qartë shqipen për shkak se ka jetuar jashtë të bën shumë për të qeshur me mënyrën e saj të komunikimit në shqip, një vajzë që nuk bërtet kurrë siç bëjnë disa ‘VIP’-a të tjerë aty që me thënë të drejtën bëhen shumë të bezdisur kur ngrënë zërin në kupë të qiellit.

Me thjeshtësinë e saj, me çiltërsinë, karakterin e saj, Beniada ka fituar të paktën 3 gjëra të mëdha nga ‘BBV’. Së pari, ka fituar zemrat dhe dashurinë e publikutm gjë që nuk ka ndodhur me shumë nga banorët e tjerë aty brenda. Për Beniadën nuk sheh dhe lexon asnjë koment negativ në rrjetet sociale, finalen e ka të sigurt, vetëm nëse produksioni bën ndonjë të pabërë siç ka ndodhur shpesh deri tani.

Së dyti, Beniada fitoi mbrëmë një javë pushime në Dubai dhe Maldive bashkë me familjen e saj. Ajo iu kishte premtuar babit, mamit dhe vëllait që do shkonin me pushime pasi të dilte nga ‘BBV’ dhe ja tani më në fund do bëhet realitet dëshira e tyre.

Së treti, Beniada ka fituar një vend pune si moderatore në Top Channel. Ajo do të jetë në krah të Ed Manushit në “Procesin Sportiv”, emision sportiv i përjavshëm në këtë televizion. A do qëndrojë Alesia Bami pasi të vijë edhe Beniada? Këtë nuk e dimë, por e sigurt që audienca e këtij emisioni do rritet më shumë me një prezantuese si Beniada.

Dikush mund të thotë “ore pse mos ta fitojë Beniada këtë BBV’”? Na vjen keq, vendi i parë është prenotuar prej kohësh, i takon Ilirit, me apo pa të drejtë nuk dimë ta themi, por ajo që dihet ashmë nga të gjithë është se çimi i madh prëj 100 mijë eurosh do shkojë në xhepat e Ilrit.